Pendarovski-Sela: Qasje të përgjegjshme për plotësimin e agjendës reformuese

Maqedonia

Pendarovski-Sela: Qasje të përgjegjshme për plotësimin e agjendës reformuese

Më: 21 maj 2019 Në ora: 22:10
Pamje nga takimi

Kryetari i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovskit, sot pranoi kryetarin e partisë opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Ziadin Sela e uroi kryetarin e sapo zgjedhur Pendarovskin duke i dëshiruar sukses në punën e tij.

Në takim, siç njoftojnë nga kabineti i kryetarit Stevo Pendarovskit, është biseduar për gjendjen politike në vend dhe përmbushjen e qëllimeve strategjike dhe detyrave në vigjilje të periudhës së rëndësishme për shtetin.

Pendarovski bëri thirrje për qasje të përgjegjshme të të gjithë faktorëve relevant politik në drejtim të plotësimit të agjendës reformuese ndërsa me qëllim të progresit në integrimet evropiane dhe euroatlantike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në takim Pendarovski e theksoi nevojën që partitë politike edhe të pushtetit edhe të opozitës të demonstrojnë unitet, në funksion të realizimit të interesave të shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat