Përmes dialogut do të kërkohet zgjidhje për rikonstruimin e xhamisë në Ohër

Maqedonia

Përmes dialogut do të kërkohet zgjidhje për rikonstruimin e xhamisë në Ohër

Më: 22 maj 2019 Në ora: 00:52
Xhamia

Kryeministri Zoran Zaev lidhur me reagimet rreth punëve ndërtimore në Xhaminë e Ali Pashës në Ohër sot deklaroi se beson se përmes dialogut do të gjendet zgjidhje.

“Ky është një rast tipik i nevojës fetare e cila paraqitet te një grup i caktuar i qytetarëve. Vetëm së bashku mundemi ta zgjidhim këtë. Do të vazhdojmë të bisedojmë. Institucionet duhet të respektohen”, deklaroi pas debatit të sotëm për draft tekstin e Strategjisë kombëtare për zhvillim të konceptit për një shoq[ri dhe multikulturalizëm.

Theksoi se nuk ka kurrfarë premtimesh. Premtimet theksoi, ishin të ulemi dhe përmes bisedës ta zgjidhim këtë problem.

“Ohri është shembull i bashkëjetesës, shembull i “Një shoqëri për të gjithë” për çfarë sot flasim përmes Draft strategjisë kombëtare”, nënvizoi kryeministri Zaev.

Përndryshe, problem kryesor me Xhaminë e Ali Pashës në Ohër është minarja që duhet të jetë e lartë 32 metra ndërtimi i së cilës nuk është pjesë e punëve konservatore-restauruese të objektit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat