Sot vazhdojnë gjykimet për rastet “Tortura”, “Titanik 3” dhe “TNT”

Maqedonia

Sot vazhdojnë gjykimet për rastet “Tortura”, “Titanik 3” dhe “TNT”

Më: 22 maj 2019 Në ora: 09:28
Titanik

Në Gjykatën Penale në Shkup sot janë caktuar seanca të reja për rastet “Tortura”, “Titanik 3” dhe “TNT” të Prokurorisë Speciale Publike.

Lënda “Tortura” e PSP-së ka të bëjë me mënyrën e arrestimit të Ljube Boshkovskit në vitin 2011 dhe ndodhet në procedurë dëshmuese.

Në rastin “Tortura” së bashku me Sasho Mijallkovin të akuzuar janë edhe ish-njeriu i parë i njësisë “Alfat”, Ivica Antevski-Puki, dhe pesë pjesëtarë të njësisë.

Prokuroria Speciale Publike i ndjekë për torturë dhe veprim dhe ndëshkim tjetër agresiv, jonjerëzor apo poshtërues, për mënyrën e privimit nga liria të liderit të “Të bashkuarve për Maqedoninë” dhe ish-ministër i Punëve të Brendshme, Ljube Boshkoski, më 6 qershor të vitit 2011, një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Në rastin “Titanik 3” të akuzuar janë Ejup Halimi dhe Ismet Guri nga BDI, të cilët ngarkohen se si anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor në Çair në zgjedhjet lokale në vitin 2013 kanë shkatërruar material zgjedhor.

Procedura rifilloi më 15 mars të këtij viti pas emërimit të gjykatëses Maria Kletiçka si gjykatëse e re e lëndës, pasi që gjykatësja Olja Ristova, e cila e kryesonte rastin, në shkurt të këtij viti kërkoi përjashtim nga lënda.

Në gjykatë për sot është caktuar seancë edhe për lëndën “TNT” për rrëzimin e kompleksit afarist-banesor “Kosmos” të biznesmenit Fijat Canoski. Për lëndën “TNT” mes të akuzuarve janë edhe ish-kryeminsitri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski si dhe ish-kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.

Sipas aktakuzës së PSP-së, të akuzuarit në vitin 2011 kryen vepër penale nga urrejta politike me rrëzimin e komopleksit “Kosmos” të Fijat Canoskit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat