Stoltenberg dhe Këshilli Veri-Atlantik i NATO-s për vizitë në Maqedoninë e Veriut - Bota Sot
Stoltenberg dhe Këshilli Veri-Atlantik i NATO-s për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Stoltenberg dhe Këshilli Veri-Atlantik i NATO-s për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Më: 22 maj 2019 Në ora: 11:14
Jens Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg dhe Këshilli Veri-Atlantik më 2 dhe 3 qershor do ta vizitojnë Maqedoninë e Veriut.

Stoltenberg dhe anëtarët e Këshillit gjatë vizitës dy ditore në vend, do të kenë takim me krerët shtetëror në lidhje me procesin për anëtarësimin e vendit në NATO.

Kjo do të jetë vizita e parë e Stoltenbergut dhe përfaqësuesve të lartë të NATO-s në vend, pas nënshkrimit të protokollit për anëtarësim në NATO, që deri tani e kanë ratifikuar 13 nga 29 vende anëtare.

Pas ratifikimit nga ana e gjithë aleatëve, Maqedonia e Veriut zyrtarisht do të bëhet anëtarja e 30 e NATO-s me të drejta të plota.

Ndryshe, Këshilli Veri-Atlanik është trupi kryesor politik që sjell vendime në NATO. Këshilli i mbikëqyr politikat dhe proceset ushtarake në lidhje me çështjen e sigurisë që ndikojnë në Aleancë. E përbëjnë përfaqësues të të gjithë vendeve, ndërsa kryesues është sekretari i përgjithshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...