LSDM: Gjatë qeverisjes së OBRM-PDUKM-së ka ndodhur kaosi më i madh i ndërtimeve në Ohër

Maqedonia

LSDM: Gjatë qeverisjes së OBRM-PDUKM-së ka ndodhur kaosi më i madh i ndërtimeve në Ohër

Më: 22 maj 2019 Në ora: 11:16
LSDM

Nga partia në pushtet kanë reaguar ndaj akuzave të OBRM-PDUKM-së për raportin e UNESCO-s në lidhje me trashëgiminë kulturore të Ohrit.

Nga atje thonë se pikërisht gjatë qeverisjes së OBRM-PDUKM-së ka ndodhur kaosi në rrethinën e Ohrit.

“Pikërisht OBRM-PDUKM ka lënë kaosin dhe shkaktoi pasojat mbi rajonin e Ohrit. Nga këtu OBRM-PDUKM nuk ka besueshmëri që të flet për rajonin e Ohrit pas 11 viteve shkatërrim dhe rrezikimin e trashëgimisë kulturore për biznes dhe interesa personale”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Nga LSDM thonë se ndërtimet e pakontrolluara në Palloshnik dhe Galiçicë, ndërtimet e mëdha në Liqenin e Ohrit, e njohura “parapetçe”, projekti kriminale, Subata Roj, janë vetëm një pjesë e shembujve për moskujdesin një dekadësht të OBRM-PDUKM-së ndaj Ohrit, vend i mbrojtur nga UNESCO.

“Sot, për dallim nga koha e OBRM-PDUKM-së, Qeveria e udhëhequr nga LSDM, në bashkëpunim me komunat dhe sektorin qytetar, është përkushtuar drejtë zgjidhjes së problemeve të trashëguar dhe problemeve aktuale në rajon”, thonë nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat