Rasti “Tortura”, dëshmitarët nga MPB nuk e dinë se kush e ka dhënë urdhrin për arrestimin e Boshkoskit - Bota Sot
Rasti “Tortura”, dëshmitarët nga MPB nuk e dinë se kush e ka dhënë urdhrin për arrestimin e Boshkoskit

Maqedonia

Rasti “Tortura”, dëshmitarët nga MPB nuk e dinë se kush e ka dhënë urdhrin për arrestimin e Boshkoskit

Më: 22 maj 2019 Në ora: 13:16
Ljube Boshkoski

Toni Jankoski, i cili në vitin 2011 ishte shef i njësisë për krim ekonomik në MPB, nuk ka pasur informacion se po bëhen përgatitje për arrestimin e Ljube Boshkoskit, për rastin “Fushata”, edhe pse siç tha vetë, njësia e tij ishte përgjegjës për këto raste, por sqaroi se, ka pasur edhe njësi tjera të cilat kanë mundur të udhëheqin aksione të tilla.

Jankoski po dëshmon për rastin “Tortura” për burgosjen e Ljube Boshkoskit, ku i akuzuar është Sasho Mijallkov.

“Për aksionin nuk isha i informuar deri në ditën e aksionit. Për këtë mund të ketë shumë arsye, për shkak të konspiracioneve, nuk kam qenë në punë apo diçka e ngjashme”, tha Jankoski.

Ai tha se e ka nënshkruar padinë penale, por siç tha, nuk ka qenë i kyçur në përgatitjen e padisë dhe nuk iu janë bërë të ditur detajet, Dshmitari gjithashtu tha se nuk e ka dhënë urdhrin që të arrestohet Boshkoski.

Për këtë rast dëshmoi edhe Zharko Spasevski, udhëheqës i njësisë për luftë kundër korrupsionit, i cili tha se “atë lëndë e udhëhiqte njësia ime, ndërsa Vlladimir Krstevski, si inspektor kryesor. Në fillim vetëm ne dy e kemi përpunuar lëndën. Për arrestimin jam informuar nëpërmes telefonit, mendoj më lajmëroi shefi i atëhershëm i njësisë për, organizim të krimit, Mitko Çavkov”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...