Arsovski: Partitë nuk dinë të lundrojnë në ujëra të qeta

Maqedonia

Arsovski: Partitë nuk dinë të lundrojnë në ujëra të qeta

Më: 22 maj 2019 Në ora: 13:31
Petar Arsovski

Analisti Petar Arsovski, i ftuar në emisionin “Programi 200” në Alsat, tha se partitë politike në vend duhet të gjejnë arsye të tjera të ekzistimit të tyre.

Sipas Arsovskit, partitë nuk dinë të lundrojnë në ujëra të qeta dhe se karrierën e tyre kanë nderuar vetëm mbi kriza e tensione, por tani ka ardhur koha që të ndryshojnë mendësinë.

“Të gjitha partitë, si ato në pushtet, si ato në opozitë, nuk dinë të lundrojnë në ujëra të qeta. Ato karrierën e tyre e kanë ndërtuar mbi kriza e tensione, mbi diskriminimin, mbi marrëveshjet e ndryshme si Marrëveshja e Ohrit”.

“Të njëjtat gjera ndodhin si në partitë shqiptare po ashtu edhe në ato maqedonase. Partitë duhet të gjejnë forma të tjera dhe mos merren me gjerat e kaluara”, tha Arsovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat