Eroll Musliu është drejtori i ri i Agjencisë për Zbulim

Maqedonia

Eroll Musliu është drejtori i ri i Agjencisë për Zbulim

Më: 22 maj 2019 Në ora: 14:11
Agjencisë për Zbulim

Eroll Musliu është drejtori i ri i Agjencisë për Zbulim.

Ai sot është emruar nga presidenti Stevo Pendarovski, me çka është shkarkuar drejtori i deritanishëm Zoran Ivanov.

Musliu ka stazh në shërbimet e sigurisë, ndërsa në postin e ri vjen nga vendi i ndihmës drejtori i Agjencisë për Zbulim.

Në ndërkohë është formuar gjithë kabineti i presidentit dhe tanimë janë bërë të njohur emrat e rinj që do të punojnë me Stevo Pendarovskin.

Mile Boshnjakovski është shef kabineti, Biljana Radeva do të punojë në zyrën e mediave, Blerim Kolari këshilltar për siguri kombëtare, Aleksandar Spasov këshilltar i jashtëm për politikë të brendshme dhe të jashtme, Goce Karajanov këshilltar për politik të jashtme, Toshe Zafirov këshilltar, Biljana Micevska shefe e protokollit, Katerina Canevska këshilltare për media, Luljeta Ademi këshilltare për komunikimin me personat me nevojat të veçanta.

Këshilltar të jashtëm janë Denko Maleski, Aleksandar Dimitrov dhe Aleksandar Tavçioski, ndërsa Mirjana Llazarova-Trajkovska dhe Besa Arifi për punë juridike.

Si këshilltar i jashtëm është ftuar edhe Blerim Reka, por ai ka refuzuar të ketë angazhim publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat