Pagesa elektronike në të gjitha pikë-pagesat rrugore, e para fillon me Korridorin 10

Maqedonia

Pagesa elektronike në të gjitha pikë-pagesat rrugore, e para fillon me Korridorin 10

Më: 22 maj 2019 Në ora: 15:08
Foto ilustrim

Në pikat e pagesës përgjatë Korridorit 10 – Rramanli, Otovica, Sopot, Stobi, Gjevgjeli, si dhe në pikat e pagesës Petrovec dhe Milladinovc afër Shkupit, nga mesi i muajit të ardhshëm, shoferët do të jenë në gjendje që në mënyrë elektronike t’i paguajnë pikat e pagesës. Sistemi është tërësisht i vendosur.

Nga këtu ka përfunduar, është dorëzuar tërësisht tek institucionet dhe presim që në kohë sa më të shkurtër të mundshme deri në fillim të sezonit të funksionojë- tha Zoran Kitanov, Drejtor i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore

Ndërkohë, vijon tenderi për modernizimin e pikave të pagesës në Korridorin 8 me paratë e siguruara nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Drejtori thotë se deri në fund të vitit shoferët në mënyrë elektronikë do të mund të paguajnë edhe te dy pikat e reja të pagesës që do të duhet të instalohen në magjistralen Miladinoc – Shtip. Kartela smart do të ketë edhe në pikat e pagesës pranë Gllumovës, te të dyja pikat në Tetovë dhe gjithashtu edhe në Gostivar. Me këtë tender është përfshirë edhe pika pagesore në autostradën Kërçovë – Ohër, e cila do të fillojë të funksionojë kur të jetë gati ky seksion.

Pres që të përfundojë diku deri për Vitin e Ri, sepse në këto pika pagesore të Korridorit 8 i kemi ndërruar të gjitha kabinat, i kemi instaluar të gjitha gjërat bashkëkohore në vetë pikat e pagesës. Tani mbetet të vendosen kamerat për kategorizim dhe lexuesi për ta lexuar kartelën dhe mbetet softueri në kabinë, edhe ajo do të shkojë së bashku me këto pika pagesore që do të duhet të ndërtohen- theksoi Zoran Kitanov, Drejtor i Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore.

Për të parën herë pas fillimit pagesës elektronike, qytetarët do të kenë mundësi të paguajnë edhe me para edhe me kartela të mençura, ndërsa pastaj gradualisht siç do të rritet numri i shoferëve me pagesë elektronike, kështu do të reduktohet numri i trarëve ku do të paguhet edhe kesh. Kartelat smart do të mund të blihen në të gjitha pikat pagesore, ndërsa pastaj do të mund të rimbushen edhe përmes internetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat