Antikorrupsioni, dyshime për nepotizëm nga Pançevski

Maqedonia

Antikorrupsioni, dyshime për nepotizëm nga Pançevski

Më: 22 maj 2019 Në ora: 15:14
Foto ilustrim

Komisioni anti-korrupsion do të dorëzojë në prokurori iniciativën për ngritjen e aktakuzës kundër ish-kryetarit të Gjykatës themelore Shkupi 1, Vlladimir Pançevski. Anti-korrupsioni dyshon se Pançevski përveç nepotizmit që ka bërë me punësimin  e nipit të tij Jordan Tasevski, ka shkelur edhe procedurat për punësim.

Jo vetëm që është person i afërt i ish-kryetarit, por personi që është pranuar në punë aspak nuk është paraqitur si kandidat për punësim. Do të thotë kur duhet të dorëzohet propozimi  për punësimi sipas rang listës që tregon se i plotëson kushtet dhe duhet të dorëzohet vendim për punësim, në këtë rast dorëzohet për person që aspak nuk është paraqitur si kandidat, që do të thotë se ai është i futur në listë”-tha Katica Nikollovska, KPAK.

Komisioni anti-korrupsion po ashtu do të shqyrtojë edhe mënyrën dhe procedurat për marrjen e zyrave të ish-presidentëve të shtetit. Kryetarja e Komisionit Biljana Ivanovska tha se me rëndësi është që të shihen nëse ka konflikt interesi gjatë këtyre procedurave dhe mënyrat që të harxhohet sa më pak para nga buxheti i shtetit.

Ne e hapim çështjen në aspekt të ekzistimit të konfliktit të interesave, respektivisht lidhje të kontratës me person të afërt të presidentit me të cilin mund të ketë interes financiar. Kjo është e definuar në ligjin tonë. Ndërsa vazhdon më tej me atë nëse ekziston procedurë se në cilën mënyrë zgjidhen hapësirat e zyrave të cilat duhet ti shfrytëzojnë ish-presidentët”-pohoi Biljana Ivanovska, kryetare e Anti-korrupsionit.

Në seancën e sotme, përfaqësuesit e Komisionit për anti-korrupsion morën vendim që të shqyrtojnë edhe dyshimet për keqpërdorimet e automjeteve zyrtare për nevoja private në Ministrinë e Vetëqeverisjes lokale. Po ashtu edhe shqyrtimin e listave anketuese të ish-përfaqësuesve të Qeverisë së kaluar dhe Qeverisë aktuale, si dhe deputetëve të përbërjes së kaluar parlamentare dhe përbërjes së tanishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat