Presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut sigurinë shtetërore ua beson dy profesionistëve shqiptarë

Maqedonia

Presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut sigurinë shtetërore ua beson dy profesionistëve shqiptarë

Më: 22 maj 2019 Në ora: 20:44
Stevo Pendarovski

Presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, e ka kompletuar kabinetin presidencial.

Ajo që bie në sy është se Pendarovski segmentet e sigurisë ua ka besuar dy profesionistëve shqiptarë.

Siç raporton Alsat-M, presidenti i ri ka emëruar këshilltar për siguri Blerim Kolallin.

Kolalli ka shërbyer në misionin e NATO-s në Shkup e më parë edhe në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Shkup.

Ndërsa, shqiptari tjetër që ka marrë pozitë në kabinetin presidencial është Erolld Musliu.

Stevo Pendarovski e ka emëruar Musliun drejtor të Agjencisë së Zbulimit.

Erolld Musliu vjen në krye të Inteligjencës pas punës disavjeçare në DSK dhe zbulim.

Po ashtu, në mesin e këshilltarëve të jashtëm presidenti i vendit fqinj e ka emëruar prorektoren e Universitetit të Europës Juglindore (UEJL), Besa Arifi.

Stevo Pendarovski është zgjedhur president i Maqedonisë së Veriut pas rundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, të mbajtur më 5 maj 2019.

Pendarovski ishte kandidat që u përkrah edhe nga partia më e madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut, BDI.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat