BE dhe ShBA-të përshëndetën miratimin e ligjeve reformuese në fushën e sigurisë

Maqedonia

BE dhe ShBA-të përshëndetën miratimin e ligjeve reformuese në fushën e sigurisë

Më: 22 maj 2019 Në ora: 23:24
Ilustrim

Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Ambasada e ShBA-ve në vend e përshëndetën miratimin e ligjeve reformuese në fushën e sigurisë që janë të rëndësishme për integrimit euro-atlantik të vendit.

“E përshëndesim miratimin e ligjeve reformuese në fushën e inteligjencës dhe sigurisë në Kuvend. Dialogu konstruktiv rezultoi në progres në një nga fushat kryesore në sundimin e së drejtës. Pres zbatim efektiv të reformave. E gjithë vëmendja duhet të përqendrohet te Ligji për prokurori publike që rregullon statusin e PSP-së. S’ka kohë për të humbur”, shkroi euro-ambasadori Samuel Zhbogar.

Miratimin e ligjeve të fushës së sigurisë në deklaratë për AIM e përshëndeti edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend.

“Reforma e sektorit të sigurisë në Maqedoninë e Veriut është obligim kyç në procesin e anëtarësimit të vendit në NATO. Urojmë Kuvendon për përpjekjet e përbashkëta në miratimin e këtyre ligjeve të rëndësishme”, thuhet në deklaratën për AIM nga Ambasada e ShBA-ve.

Ndryshe, Kuvendi me 91 vota, sot votoi ligjet reformuese në fushën e sigurisë që janë të rëndësishme për rrugën e vendit drejt BE-së dhe NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat