Rritet numri i shoferëve pa patentë shoferi në rrugët e Shkupit

Maqedonia

Rritet numri i shoferëve pa patentë shoferi në rrugët e Shkupit

Më: 23 maj 2019 Në ora: 10:01
Ilustrim

Nga gjithsej 32 shoferë të përjashtuar nga komunikacioni gjatë ditës së djeshme, 30 kanë qenë pa patentë shoferë, ndërsa vetëm dy shoferë fillestarë.

Sipas informacioneve të SPB Shkup, edhe sot edhe në ditët e kaluara, numri i shoferëve pa patentë është i madh.

SPB Shkup informon se nga komunikacioni janë përjashtuar 18 makina të paregjistruara.

Ndërsa në 14 aksidente rrugore në rajonin e Shkupit, gjashtë persona janë lënduar lehtë, ndërsa një person ka marrë lëndime më të rënda.

Për parkim të parregullt janë dhënë 97 dënime, ndërsa “merimanga” ka larguar 89 automjete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat