Pendarovski nënshkroi dekrete për shpallje të edhe 18 ligjeve

Maqedonia

Pendarovski nënshkroi dekrete për shpallje të edhe 18 ligjeve

Më: 23 maj 2019 Në ora: 15:39
Stevo Pendarovski

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Stevo Pendarovski nënshkroi dekrete për shpalljen e 18 ligjeve, të cilat nuk ishin nënshkruar nga ish-presidenti Gjorge Ivanov.

Siç kumtuan nga Kabineti i presidentit Pendarovski, mes të nënshkruarve janë dekretet për shpallje të Ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, Ligjit për ndihmë juridike pa pagesë, Ligjit për qasje të lirë drejt informatave të karakterit publik, Ligjit për Këshillin gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ligjit për plotësim të ligjit për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë, Ligjit për ndërprerje të shtatzanisë, të Ligjit për ndryshim dhe plotësim të ligjit për subvencionim të kredisë banesore.

“Implementimi i këtyre ligjeve sjellë shumë përfitime dhe zgjidhjet ligjore  janë të interesit thelbësor për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në kumtesën nga Kabineti i presidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat