Skandali me “Drogën”, dorëhiqet Bogoevski

Maqedonia

Skandali me “Drogën”, dorëhiqet Bogoevski

Më: 23 maj 2019 Në ora: 15:50
Pavle Bogoevski

Pavle Bogoevski paralajmëroi dorëheqje nga mandati i deputetit. Pas skandalit me “bombën” ku dëgjohej se si porosiste lëndë narkotike, Bogoevski tha se nuk dëshiron të ndikojë procesin hetimor nga ana e organeve të drejtësisë edhe pse siç tha vajin e kanabisit e kishte porositur për çështje mjekësore. Bogoevski dorëheqjen e tij e bëri publike në fillimin të seancës së Komisionit për mandat dhe imunitet ku në rend dite ishte marrja e mandatit të Nikolla Gruevskit.  Pavarësisht se VMRO po tenton ta zvarrit procesin, Bogoevski tha se nuk do të largohet nga kuvendi pa votuar në seancë plenare “pro” heqjes së mandatit të deputeti azilant Nikolla Gruevski.

Vota për heqjen e mandatit të Gruevskit do të jetë votimi im i fundit në këtë Kuvend. Këtë vendim e kam marr menjëherë pas skandalit, më momentin kur vet u paraqita në polici. Vendimin e bëra publik sot dhe jo atëherë për dy arsye të mëdha: më ishte shumë me rëndësi të marr pjesë ne procesin e reformave të shërbimeve të kundërzbulimit; e dyta ishte kjo seancë që e prita që ta kuptoj publiku pafytyrësinë tuaj për ruajtjen e deputetit tuaj të arratisurit Nikolla Gruevski.”- kishte theksuar Pavle Bogoevski, Kryetar i Komisionit për çështje të mandatit dhe imunitetit

Megjithatë nga VMRO DPMNE-ja thanë se dorëheqja e tij nuk mjafton. Sipas tyre Bogoevski duhet të ndiqet penalisht.

Dorëheqja nuk është dhe nuk mund të jetë arsyetim dhe falje për krimin e bërë. Pavle Bogoevski duhet patjetër të bartë përgjegjësi penale për tregti të substancave narkotike. MPB dhe Prokuroria Publike duhet urgjentisht të ndërmarrin aksion në bazë të vet pranimit të veprës së deputetit Pavle Bogoevski.” – u shpreh Naum Stoiklovski, Zëdhënës i VMRO DPMNE-së

Lidhja socialdemokrate thonë se dorëheqja e Bogoevskit ishte çështja e tij personale etike, por kërkojnë që këtë model duhet ta ndjekin edhe deputetët e VMRO DPMNE-së, të cilët janë të akuzuar në lëndë gjyqësore.

Që tani më nuk është e rëndësishme pyetja se a ka legjitimitet Pavle Bogoevski për ta udhëhequr Komisionin për çështje të mandatit dhe imunitetit, por se a do të vazhdojnë deputetët e VMRO DPMNE-së ta mbrojnë kriminalitetin e kryetarit të tyre të nderit, të arratisurin Nikolla Gruevski.”- tha Kostadin Kostadinov, Zëdhënës i LSDM-së

BDI ka përshëndetur vendimin e dorëheqjes së deputetit Pavle Bogoevski, duke thënë se kjo nuk do të ndikoj me vonimin e heqjes së mandatit të Gruevskit.

Vlerësoj se çështja e mandatit të Gruevskit nuk ka mundësi për tu zhvatur dhe jam i bindur që Komisioni do të përfundojë dhe se do të votohet edhe në seancë plenare mbi mandatin e zotit Gruevski. Shpresoj që edhe deputetët e VMRO DPMNE-së të votojnë pro heqjes së mandatit për arsye se tashmë e kërkojnë, besoj, edhe votuesit e tyre.”- theksoi Artan Grubi, Deputet i BDI-së

Komisioni për çështje të mandatit dhe imunitetit ku debatohet rreth mandatit të Nikolla Gruevskit do të vazhdoj javën e ardhshme, në udhëhiqje të zv.Kryetares së Komisionit Snezhana Kaleska-Vançeva, e cila është deputete e LSDM-së.

Adnan Qaili

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat