Remenska: Veljanovski të jap dorëheqje

Maqedonia

Remenska: Veljanovski të jap dorëheqje

Më: 23 maj 2019 Në ora: 18:07
Frosina Remenski

Deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski i bëri thirrje ish-kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanoskit, tani deputet, që të jap dorëheqje.

Sipas Remenskit, Veljnovski është një rrezik sigurie për shkak të certifikatës që posedon për informacione të klasifikuara dhe është në nivel me të dënuarit për ngjarjet e “27 prillit” dhe prandaj, konsideron Remenski, se Veljanoski nuk është i denjë që të jetë kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e DSK-së dhe Agjencisë së Inteligjencës.

“Ne kemi moralizuar statusin e Pavle Bogoevskit për faje të pakonfirmuar, pavarësisht statusit të deputetit Trajko Veljanoski i cili është nën dyshim dhe për veprimtari armiqësore kundër shtetit për ngjarjet e 27 prillit”, tha Remenski.

Për Remenskin problem është edhe ajo që Vekjanovski do të delegojë edhe dy deputetë në komisionin për përzgjedhjen e Agjencisë për Siguri Kombëtare, në kuadër të ligjit që u votuan dje me shumicën prej dy të tretave.

Trajko Veljanovski është një nga të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit, ndërsa para tre muajve dështoi përpjekja që Kuvendi t’ia merr imunitetin e deputetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat