Nuhiu: Agjencia për Siguri Kombëtare nis punën në shtator, shqiptarët do të jenë të përfaqësuar

Maqedonia

Nuhiu: Agjencia për Siguri Kombëtare nis punën në shtator, shqiptarët do të jenë të përfaqësuar

Më: 24 maj 2019 Në ora: 08:34
Agim Nuhiu

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, në emisionin “Rruga drejt” në Alsat, tha se agjencia më e re nën varësinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agjencinë për Siguri kombëtare do të fillojë punën në muajin shtator

Nuhiu tha se shqiptarët në këtë agjenci do të jenë plotësisht të përfaqësuar dhe do të drejtojnë poste të rëndësishme, sipas tij, ashtu siç kanë udhëhequr edhe në agjencinë paraardhëse.

“Në bazë të aspektit të organizativ dhe kategoritë e punonjësve në Agjencinë për Siguri Kombëtare, e cila duhet të funksionojë nga 1 shtatori, ne kemi kuadro që do t’i bartim prej Agjencisë për Siguri dhe Kundërzbulim te agjencia e re dhe bëhet fjalë për rreth 20 shqiptarë që janë në pozita udhëheqëse, duke filluar prej zëvendësdrejtorit dhe seksioneve të departamenteve të ndryshme në nivel qendror dhe nivel lokal. Ku ne mendojmë se plotësojnë kriteret që mund të vazhdojnë të funksionojnë edhe në Agjencinë për Siguri Kombëtare”, tha Nuhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat