Xhaferi: Jam krenar që në Kuvend kemi respekt ndaj kulturave dhe religjioneve të ndryshme

Maqedonia

Xhaferi: Jam krenar që në Kuvend kemi respekt ndaj kulturave dhe religjioneve të ndryshme

Më: 24 maj 2019 Në ora: 11:33
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka uruar ditën e iluministëve pansllav, vëllezërve Kirili dhe Metodi.

Ai thotë se kontributi i tyre është kontribut në kulturën botërore.

“Dita e sotme kremtohet për të shprehur nderim ndaj veprës së iluministëve pansllav të cilët historia i regjistroi si themelues të letërsisë dhe shkrim – leximit sllav. Vepra e tyre është vepër kapitale në zhvillimin e kulturës dhe shkrim-leximit sllav, ato e kanë dhënë dhuratën e fjalës dhe alfabetit dhe kjo i bën më shumë se të denjë për kremtimin e emrit dhe veprës së tyre. Kontributi i tyre është edhe kontribut në kulturën botërore”.

“Si Kryetar i Kuvendit, jam krenar që në shtëpinë ligjvënëse kemi respekt të madh ndaj kulturave dhe religjioneve të ndryshme, të bindur se ato janë vlerë plotësuese në këtë shoqëri. Të vazhdojmë bashkë në këtë rrugë, duke e kultivuar këtë pasuri”.

“Më lejoni edhe njëherë të uroj festën – Ditën e iluministëve pansllav, vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi dhe të uroj që edhe rruga e vendit tonë të jetë e ndritur siç është edhe vepra e tyre”, shkruan Xhaferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat