Senati amerikan konfirmon emërimin e ambasadores se re në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Senati amerikan konfirmon emërimin e ambasadores se re në Maqedoninë e Veriut

Nga: Beqir Sina Më: 24 maj 2019 Në ora: 14:38
Kate Marie Byrnes

New York

WASHINGTON D.C.:Senati amerikan mbrëm zyrtarizoi mbas një viti emërimin e Kate Marie Byrnes (Kejt Mari Bërns) për ambasadore të re të SHBA-së në Maqedoninë e Veriut. Lajmi mbi konfirmin është publikuar në faqen zyrtare të Kongresit.

Megjithëse, gjatë vizitës së tij në Tiranë, zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Matthew Palmer, foli në lidhje me çështjen e Ambasadores se caktuar si candidate ne Tirane, ku u tha se gjithashtu ai zbuloi se së shpëjti do të ketë një emër për ambasador të Amerikës në Shqipëri, edhe kësaj radhe, behet fjale pas aprovimit te Senatit te ambasadores se SHBA, ne Shkup, edhe kesaj radhe as që u permned në axhendën e aprovimeve kandidatura e Kathleen Ann Kavalec, e cila ka qene e emëruar si ambasadore e SHBA në Tiranë, dhe i është kthyer Presidentit Donald Trump, që nga Janari 2019.

Kavalec u emërua nga Presidenti Trump në korrik 2018 dhe qysh nga ajo kohë, kandidatura e saj ka qenë në pritje për t’u konfirmuar nga Komisioni i Senatit për Punët e Jashtme, por nuk dihet akoma nëse është apo jo më kandidatura e saj më!

Kandidatura e Kavalec, ka qenë një prej rasteve me pritjen më të gjatë për konfirmim nga ato që i janë paraqitur komisionit të senatit, ka raportuar VOA.

Ambasadori në largimin nga Maqedonia e Veriut, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara Jess Bailey, falënderoj Maqedoninë e Veriut, dhe ambasadoren e re të SHBA, Kate Byrnes, ndërkohë që shkroi të premten: "Faleminderit Maqedoninë e Veriut për mikpritjen, miqësinë dhe mirësinë tuaj”.

Diplomatia e karrierës Kate Marie Byrnes, do të jetë ambasadore re e SHBA në Maqedoni, dhe kështu Senati amerikan ka aprovuar kanditaturëne caktuar nga Presidenti Trump, për të emëruar diplomaten e karrierës Kate Marie Byrnes për të qenë Ambasadore e SHBA, në Shkup.

Image

Prej 1993 periudhë kur SHBA vendosën Ambasadën e saj në Shkup, këta kanë qenë diplomatët amerikan që kan shërbyer në Maqedoni:

Victor D. Comras

Christopher R. Hill

M. Michael Einik

Lawrence E. Butler

Gillian A. Milovanovic

Philip T. Reeker

Paul D. Wohlers

Jess L. Baily

Kate Marie Byrnes Ambasador në Maqedoni – Shtëpia e Bardhë ka lëshuar biografinë e mëposhtme të shkurtër:

Kate Marie Byrnes nga Florida, për të qenë Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë.

Znj. Byrnes, një anëtare e karrierës në Shërbimin e Jashtëm, detyrën më të fundit e ka gjatë shërbimit të saj si Zëvendës Shefe i Misionit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Athinës, Greqi. Më herët, ajo ishte Zëvendës Shefe e Misionit dhe Zëvendëse e Përfaqësuesit të Përhershëm të Shteteve të Bashkuara në Misionin e Shteteve të Bashkuara në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Vjenë, Austri.

Gjatë karrierës së saj, ajo ka shërbyer si Këshilltare për Çështje Publike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Madridit në Spanjë, Departamenti i Shtetit Përfaqësues i Lartë Civil në Task Force Bastogne / Bronco, Jalalabad Airfield, Afganistan dhe Këshilltare për Çështjet Publike të Misionit të Shteteve të Bashkuara në NATO - Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior, Bruksel, Belgjikë.

Znj. Byrnes fitoi një diplomë B.S. dhe diplomë M.A. nga Universiteti Georgetoën.

Ajo është gjithashtu marrëse e Çmimin “Secretary’s Expeditionary Service Award” dhe Çmimin “United States Army Meritorious Civilian Service Award”.

Znj. Byrnes flet spanjisht, hungarezce dhe turqisht.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat