Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk gjen zbatim

Maqedonia

Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk gjen zbatim

Më: 24 maj 2019 Në ora: 15:26
Foto

Ndërkohë që gabimet drejtshkrimore vazhdojnë të mos përmirësohen, ndërsa tabelat vendosen vetëm në gjuhën Maqedonase,  Agjencia për Zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, e cila ka vetëm drejtorin dhe objektin, ende nuk po luan rolin e saj.

Një ditë më parë në  Konferencën e Donatorëve Ndërkombëtarë për të ndihmuar zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, drejtori i Agjencisë, Ylber Sela bëri edhe prezantimin e projekteve fillestare, por gjithçka larg syve të medias edhe pse kur ky institucion u themelua, Sela si një nga parimet kryesore  cekte bashkëpunimin me mediat dhe transparencën maksimale.

1. Softueri për përkthim
2. Pajisje dhe furnizim
3. Përpilimi i një Udhëzuesi për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, si dhe një Udhërrëfyes për Nëpunësit Administrativ për zbatimin e të drejtave gjuhësore
4. Trajnimi i përkthyesve dhe lektorëve
5. Asistencë teknike për zbatimin e përvojave ndërkombëtare për dygjuhësinë
6. Përpilimi i Fjalorëve Terminologjik shqip-maqedonisht dhe anasjelltas, përfshi versionin digjital.”

Ylber Sela thotë se përgjegjësia për informimin e medieve i takonte Sekretariatit për Çështje Evropiane, me të cilin drejton zv/kryeministri Bujar Osmani, sepse pikërisht ky sekretariat ka organizuar edhe konferencën.

Agjencia ka rol të rëndësishëm në zbatimin e drejtë të gjuhës shqipe nga ana e institucioneve, por ekipimi i të njëjtës ende nuk është realizuar.

Duhet të bëhen gjithsej 74 punësime, po kjo shifër mbetet e dyshimtë për shkak të buxhetit që ky institucion ka në dispozicion.

Afati 6 mujorë kur institucionet duhet të vazhdojnë me zbatimin e gjuhës shqipe përfundon pas një muaji, ndërsa Agjencia nuk është gati për të asistuar në zbatimin e drejtë.

Ndërsa pa finalizuar ka mbetet edhe themelimi i Inspektoratit, për të cilin Ministria e Drejtësisë duhet të dalë me propozim-ligj.

Megjithatë  tashmë flitet se ky Inspektorat do të kalojë nën kompetencat e ministrisë së re për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat