Sheqerinska: NATO rekomandon që ushtrinë ta mirëmbajnë agjencitë private

Maqedonia

Sheqerinska: NATO rekomandon që ushtrinë ta mirëmbajnë agjencitë private

Më: 24 maj 2019 Në ora: 15:53
Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, në një intervistë për “Inbox7”, tha se ideja që agjencitë private t’i mirëmbajnë kazermat është rekomandim nga NATO.

“Kjo është një ide që unë i jap mbështetje të plotë që nga momenti që hyra në Ministri. Të gjithë gjeneralët, dy shtabet e përgjithshme që kanë ekzistuar në këto dy vjet, këshilltarët e NATO-s, përfaqësuesit e NATO-s … thanë se po shpenzoni burime të shtrenjta për punë që nuk duhet të bëhen nga ushtarët profesionistë në ushtri. Mirëmbajtja e kazermave nuk është detyrë primare ushtarake, dhe shumica e përvojave janë se këtë e bëjnë disa lloje të tjera agjencish”, tha Sheqerinska.

Ajo shtoi se po konsideron gjithashtu formimin e një agjencie shtetërore ku ushtarët do të punonin pas 45 vjetësh dhe ata do të mund ta kryenin këtë punë.

“Unë nuk luftoj që të rrisë vetëm bizneset e agjencive private, sepse shteti ka vendosur kornizë ligjore që ushtarëve profesionist pas 45 vjetëve duhet tu gjendet një zgjidhje, por nuk është e lehtë që të gjendet pozicione, në armatë është numri i kufizuar të vendeve. Qëllimi jonë është që të bëjmë një ndërmarrje shtetërore ku ushtria do të paguaj për ruajtjen e kazermave, në pjesën e shërbimeve hotelerike, të ushqimeve, dhe nuk do të duhet një gjeneral i shtabit të përgjithshëm apo ministër, të merret me këto specifika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat