LSDM: VMRO-ja është parti e krimit, korrupsionit dhe keqpërdorimeve

Maqedonia

LSDM: VMRO-ja është parti e krimit, korrupsionit dhe keqpërdorimeve

Më: 24 maj 2019 Në ora: 15:57
LSDM

LSDM-ja i është përgjigjur akuzave të VMRO-së, të cilët përveç dorëheqjes së Pavle Bogoevskit, kërkuan përgjegjësi penale edhe nga funksionarët tjerë qeveritar.

Partia në pushtet thekson se partia e Mickoskit është parti simbol e krimit, korrupsionit dhe keqpërdorimeve.

“Pavle Bogoevski tregoi përgjegjësi morale të lartë para qytetarëve, vlerë me të cilën nuk është njohur. Dorëheqja e deputetit Bogoevski për arsye morale hap një çështje të rëndësishme: A do të japin dorëheqje deputetët e VMRO-së të cilët janë të akuzuar në procese gjyqësore?”, theksohet në kumtesën e LSDM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat