Aleksandar Filipovski zë vendin e Pavle Bogoevskit në Kuvend

Maqedonia

Aleksandar Filipovski zë vendin e Pavle Bogoevskit në Kuvend

Më: 24 maj 2019 Në ora: 17:05
Kuvendi i Maqedonisë

Pas dorëheqjes së Pavle Bogoevskit nga funksioni i deputetit, vendin e tij në Kuvend do ta zë Aleksandar Filipovski.

Bogoevski ishte i pesti në listën e LSDM dhe Koalicionit në rrethin e parë zgjedhor në zgjedhjet parlamentare në vitin 2016.

Aleksandar Filipovski, i cili do të zëvendësojë Bogoevskin, u rendit i 17 në listën e kandidatëve për deputetë. Ndryshe nga Bogoevski i cili ishte deputet i pavarur dhe përfaqësoi “Revolucionin Laramanë”, Filipovski është anëtar i LSDM-së dhe vjen nga organet e tyre komunale në Aerodrom.

Pavel Bogoevski njoftoi se do të largohet nga funksioni i deputetit kur të përfundojë debati për marrjen e imunitetit të deputetit Nikolla Gruevskit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat