Zaevi fton investitorët malazez të investojnë në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Zaevi fton investitorët malazez të investojnë në Maqedoninë e Veriut

Më: 24 maj 2019 Në ora: 17:06
Zoran Zaev dhe Dushko Markoviq

Si përfundim të vizitës zyrtare në Malin e Zi, kryeministri Zoran Zaev dhe kryeministri malazez Dushko Markoviq mbajtën një konferencë shtypi për informimin e rezultateve të vizitës së delegacionit të qeverisë së Maqedonisë së Veriut në Podgoricë.

Konferenca e shtypit pasoi pas një seance të përbashkët të dy qeverive, ku shkëmbyen informacione dhe mendime mbi mundësitë për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe mbi të cilat janë nënshkruar marrëveshje dhe memorandume bashkëpunimi në fushën e punëve të brendshme, mjedisit dhe shëndetit.

Kryeministrat Zaev dhe Markoviq gjithashtu përshëndetën punën e biznesmenëve në Forumin e Biznesit, e cila, si pjesë e programit, u organizua nga Odat e Ekonomie të të dyja vendeve.

“Sot kemi mbajtur një seancë të përbashkët qeveritare, si takimi i parë, historik, qeveritar. Ne kemi nënshkruar 4 marrëveshje dhe memorandume në fushën e mbrojtjes, çështje të brendshme për mbrojtjen e të dhënave sekrete, si dhe mjedis dhe shëndetësi.

U realizua edhe takim dypalëshe të ministrave të bujqësisë, ministrave të transportit. Së bashku patëm mundësinë të jemi në Forumin e Biznesit të organizuar nga dy Odat – Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut dhe Oda Ekonomike e Malit të Zi. Ne i inkurajuam biznesmenët dhe njerëzit e biznesit të ndiqnin miqësinë mes dy qeverive tona, midis dy vendeve tona dhe të promovonim bashkëpunimin ekonomik midis kompanive”, deklaroi Zaev.

Zaev gjithashtu tha se Mali i Zi është një nga miqtë tanë të parë në procesin e anëtarësimit në BE. Kryeministri Markoviq, Presidenti Gjukanoviç, kanë theksuar të drejtën tonë në të gjitha takimet tona, pas 14 vjetësh për të marrë datë për fillimin e negociatave me BE-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat