Sipas Kushtetutës, Gruevski nuk është deputet, ka munguar më shumë se 6 muaj

Maqedonia

Sipas Kushtetutës, Gruevski nuk është deputet, ka munguar më shumë se 6 muaj

Më: 24 maj 2019 Në ora: 23:38
Nikolla Gruevski

Në vend se Kuvendi menjëherë të thirret në Kushtetutë dhe detyrën që ia jep Kushtetuta, opozita dhe qeveria janë duke u përgatitur për seanca maratonike, si në Komisionin për çështje të mandatit dhe imunitetit, ashtu edhe në seancë plenare, në të cilën do të votojnë të gjithë deputetët për t’ia hequr mandatin e deputetit Nikolla Gruevskit, i cili është i dënuar dhe është në arrati, transmeton Portalb.mk. Neni 65 i Kushtetutës është i qartë dhe ai tashmë ia ka hequr mandatin deputetit i cili 6 muaj nuk është paraqitur fare në vendin e punës, e nuk a ka justifikuar mungesën.

Kryetari Komisionit, Pavle Bogoevski, para se të njoftojë dorëheqjen e tij nga funksioni i deputetit, tha se më 15 maj 2019 kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, e ka informuar se deputetit i VMRO-DPMNE, Gruevskit, ka munguar 6 muaj nga puna pa arsyetim.

Neni 65 i Kushtetutës qartë thotë:

“Deputetit mund t’i merret mandati kur është dënuar për vepër penale ose vepër tjetër që ndëshkohet, që e bëjnë atë të papërshtatshëm për të kryer funksionin e deputetit, si dhe për mungesë të paarsyeshme nga Kuvendi më shumë se gjashtë muaj. Heqjen e mandatit e përcakton Kuvendi me shumicë prej dy të tretave të votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve”.

Sipas fjalisë së fundit, deputetët vetëm të verifikojnë dhe bëjnë formale detyrën të cilën ua ka dhënë Kushtetuta dhe të cilën ata duhet të përmbushin.

Në pyetjen nëse ai pret që Komisioni parlamentar për çështje të mandatit dhe Imunitetit do t’ia heqë mandatin Gruevskit, edhe kryeministri Zoran Zaev tha se Kushtetuta dhe Rregullorja e punës janë shumë të qarta.

“Ne kemi një rast të pastër këtu. Të paktën, në rastet e pastra s’duhet të ketë ndasi dhe luftë politike. Në këtë rast të pastër, kemi një të arratisur jashtë shtetit, i cili ka marrë azil jashtë standardeve ndërkombëtare. Këto janë pozicionet tona zyrtare dhe të paktën që duhet ta bëjë parlamenti, është të merr vendim parimor. Kjo nuk do të thotë se anëtarët e VMRO-DPMNE-së i mendojnë keq atij ose se janë armiq të tij, vendimi është parimor. E kam të qartë se na nevojitet shumicë prej dy të tretash dhe këtë ia kemi borxh qytetarëve“, tha Zaev.

Ndryshe, ish kryeministri dhe ish lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, më 13 nëntor u paraqit në rrjetin social Fejsbuk se e ka lëshuar Maqedoninë për shkak të kërcënimeve dhe ka kërkuar azil politik në Hungari. Njoftimi i Gruevskit erdhi pasi që MPB-ja lëshoi fletë-arrest. Përplasje ka mes shteteve se kush e ka ndihmuar Gruevskin për t’u arratisur në Hungari. Reagime të shumta ka pasur në opinion e Maqedonisë dhe Hungarisë, por edhe nga faktori ndërkombëtar. Shkuarja e Gruevskit në Budapest ka ardhur pas njoftimit të Gjykatës në Maqedoni që i njëjti të paraqitet në Burgun e Shuto Orizares për ta vuajtur dënimin me burg prej dy vjetësh në rastin “Tank” të prokurorisë Speciale Publike për furnizimin e mercedesit e vlerë pre rreth 600.000 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat