Sindikata kundërshton Sheqerinskën për agjencitë private

Maqedonia

Sindikata kundërshton Sheqerinskën për agjencitë private

Më: 25 maj 2019 Në ora: 11:28
Ilustrim

Sindikata e Mbrojtjes dhe Sigurisë (SMB) kundërshton fuqishëm idenë e Ministrisë së Mbrojtjes që kazermat të sigurohen nga agjenci private në vend të vet ushtarëve.

Kryetari i SMB, Risto Ajtov thotë se të gjithë të ardhurit në Ministrinë e Mbrojtjes që nuk kuptojnë sigurinë menjëherë duhet të lëshojnë pozicionet dhe në vendin e tyre të vinë profesionistë.

Më herët, ministrja Sheqerinska zbuloi se po konsideron të formohet në kompani shtetërore për sigurim që do të përbëhet nga ish pjesëtarë të UShM-së me mbi 45 vite.

Një pjesë e ekspertëve të sigurisë thonë se ushtarët profesional nuk duhet të sigurojnë por të jenë të trajnuar dhe të bëjnë detyra të ndryshme. Gjithashtu, sipas tyre rekomandimi i NATO-së është të angazhohen agjenci private për sigurimin e objekteve shtetërore të mbrojtjes.

Kryetari i Sindikatës të Mbrojtjes dhe Sigurisë, Risto Ajtov aspak nuk pajtohet për shkak se në këtë mënyrë do të mundësohen lëshime të sigurisë sepse agjencitë private nuk i përmbushin standardet.

Nga Ministria e Mbrojtjes janë të mendimit sigurimi i kazermave nuk duhet të jetë detyrë për ushtarët aktiv të ushtrisë ndërsa nga SMB thonë se ka dyshime serioze që një angazhim i tillë do të rezultojë me shumë keqpërdorime, vjedhje, përdorim të armëve të zjarrit, diversione kundër ushtrisë dhe manipulime politike. Një pjesë e opinionit në Maqedoninë e Veriut thonë se nëse UShM nuk mund ta mbrojë vete, atëherë si do ta mbrojë shtetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat