“ShBA pritet që në qershor ta ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO”

Maqedonia

“ShBA pritet që në qershor ta ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO”

Më: 25 maj 2019 Në ora: 11:28
NATO

Në intervistë për “Zërin e Amerikës”, senatori James Risch i cili kryeson me Komisionin e Senatit për Punë të Jashtme tha se “Senati pritet ta ratifikojë protokollin për hyrje të Maqedonisë së Veriut në NATO në qershor”.

“Për rreth dy javë do të ketë diskutime për protokollin. Më pastaj duhet të shkojë në votim në Senat dhe është shumë e mundshme që kjo të ndodhë në qershor”, tha Risch.

Senatori pret mbështetje të madhe për ratifikimin e protokollin apo, siç tha ai, 98 nga 100 senatorë do të votonin “për”.

“Mendoj se kjo do të mbushë boshllëkun e madh që ka ekzistuar në Maqedoninë Veriore dhe në Ballkan”, deklaroi Risch.

Ai tha se referendumi vitin e kaluar ka qenë tregues i qartë se populli nuk e dëshiron ndërhyrjen ruse në vend, duke shtuar se hyrja në NATO do të jetë refuzim i përhershëm i ndikim që sjell shteti rus.

“Besoj se shumica e njerëzve do të dëshironin ta kundërshtojnë agresionin rus dhe të jenë nën mbrojtjen e Aleancës më të fortë ushtarake që ka ekzistuar ndonjëherë në historinë e botës. Nëse unë do të jetoja në këtë rajon do të doja të isha pjesë e NATO-s që garanton siguri për shtetin tim”, thotë Risch.

Senatori tha se në fillim të këtij viti është takuar me persona zyrtarë të Maqedonisë së Veriut dhe se u ka dërguar mesazhin për korrupsionin, demokracinë, lirinë e fjalës dhe të drejtat e njeriut.

“Amerika është model i njerëzve, pavarësisht nëse bëhet fjalë për korrupsion, demokraci, liri të fjalës apo të drejtat e njeriut. E gjithë kjo jemi ne dhe Amerika. Besoj se këto janë themelet tona, që njerëzit i duan. Nuk duam t’u themi njerëzve se çfarë duhet të bëhet, por, këto mesazhe pranohet thuajse në të gjitha shtetet e botës”, shtoi ai.

Në fund ai shton se Maqedonia e Veriut është partner i ShBA-ve dhe se ata edhe më tej mbesin përkrahës i itneresave të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat