Maqedoni, pagesë e përhershme për prindin e papunësuar që është kujdesur për fëmijë me nevoja të veçanta - Bota Sot
Maqedoni, pagesë e përhershme për prindin e papunësuar që është kujdesur për fëmijë me nevoja të veçanta

Maqedonia

Maqedoni, pagesë e përhershme për prindin e papunësuar që është kujdesur për fëmijë me nevoja të veçanta

Më: 25 maj 2019 Në ora: 12:02
Ilustrim

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftojnë se “me reformën sociale avancohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta, por edhe personat që kujdesen për to. Tani theks i veçantë do t’i kushtohet shërbimeve që përmirësojnë mbështetjen dhe kujdesin, por edhe që do ta rrisin pavarësinë e personave me nevoja të veçanta dhe përfshirjen e tyre në shoqëri”.

“Vendosim pagesë të përhershme për prindin, që është kujdesur për fëmijën me nevoja të veçanta deri në moshën 26 vjeçare pa e dërguar në institucion. Të drejtë pagese kanë prindërit që janë të papunësuar dhe që nuk përdorin të drejtën e pensionit. Shtesën do të mund shfrytëzojë pas mbushjes së moshës 62 vjeçare për gratë, respektivisht 64 për burrat”, thonë nga MPPS.

Ata shtojnë se me ligjin e ri zhvillohet shërimi për lehtësimin e kujdesit familjar që siguron kujdes të përkohshëm për anëtarët e familjes për shkak të pushimit, nevojave personale dhe profesionale për anëtarët që kujdeset për to.

Në fund ata shtojnë se Qeveria punon në avancimin e të drejtave të personave me nevoja të veçanta dhe plotësisht i ka parasysh rregullat e Konventës të të drejtave të personave me nevoja të veçanta, posaçërisht rregullat e tyre për jetë të pavarur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...