Kartoni i gjelbër i Maqedonisë është më i shtrenjti në rajon

Maqedonia

Kartoni i gjelbër i Maqedonisë është më i shtrenjti në rajon

Më: 25 maj 2019 Në ora: 14:05
Foto ilustrim

Qytetarët që udhëtojnë jashtë vendit me automjetin e tyre kanë shpenzim shtesë për kartonin e gjelbër dhe lejevoztijen ndërkombëtare.

Kartoni i gjelbër i Maqedonisë së Veriut është i i shtrenjti në rajon, ndërsa vozitësit shpesh herë e nxjerrin vetëm kur kanë nevojë, përkatësisht kur dalin jashtë shtetit.

Çmimi i kartonit të gjelbër për një muaj është 30 euro, ndërsa për një vit është 60 euro. Në pjesën më të madhe të vendeve të rajonit, çmimi i kartonit të gjelbër është rreth 10 euro, që shkon së bashku me sigurimin e brendshëm dhe merret me vetë regjistrimin e automjetit.

Edhe pse shpesh herë kishte zëra se kjo do të praktikohej edhe te ne, megjithatë nuk u realizua për shkak se do ta shtrenjtonte sigurimin e automjetit.

Sipas informatave, kompanitë e sigurimit në vjet japin prej 100.000 deri në 130.000 kartonë të gjelbra ndërsa ku dokument është një sigurim shtesë në rast të aksidentit jashtë vendit, respektivisht në vendet anëtare të sistemit të kartonit të gjelbër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat