LSDM: A do të bëjë OBRM-PDUKM thirrje për dorëheqje deputetëve të akuzuar për krime

Maqedonia

LSDM: A do të bëjë OBRM-PDUKM thirrje për dorëheqje deputetëve të akuzuar për krime

Më: 25 maj 2019 Në ora: 15:40
Foto ilustrim

Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase në pushtet LSDM, thuhet se “tërheqja nga funksioni i deputetit të deputetit të Pavle Bogoevskit paraqet akt moral dhe ndjesi të përgjegjësi personale para qytetarëve që për OBRM-PDUKM-në mbetet kategori e panjohur”.

“Dorëheqja e deputetit Bogoevski është për shkaqe morale që hapi çështjen më të rëndësishme: A do do të shfaqin përgjegjësi morale dhe të japin dorëheqje, deputetët nga radhët e OBRM-PDUKM-së të cilët akuzohen në procese gjyqësore”, thonë nga LSDM.

Ata pyesin nëse deputetët e OBRM-PDUKM-së do të ndalojnë ta mbrojnë krimin e Nikolla Gruevskit dhe se a do të votojnë për marrjen e mandaitit të tij.

“Derisa partia opozitare nuk jep përgjigje për këto pyetje, s’ka kredibilitet të flas për moral dhe përgjegjësi”, thuhet në fund të njoftimit të LSDM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat