OBRM-PDUKM: Zaev dhe Bogoevski mund të bashkëpunojnë vetëm në burg - Bota Sot
OBRM-PDUKM: Zaev dhe Bogoevski mund të bashkëpunojnë vetëm në burg

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Zaev dhe Bogoevski mund të bashkëpunojnë vetëm në burg

Më: 25 maj 2019 Në ora: 15:41
OBRM-PDUKM

Nëpërmjet një kumtese nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se “për përgjegjësi LSDM do të mund të flasë kur Zoran Zaev do të dalë prej pushteti”.

Zaev dhe Bogoevski, sipas OBRM-PDUKM-së, mund të bashkëpunojnë vetëm në burg.

“Dorëheqja e Pavle Bogoevski nuk e mbulon faktin se ai dhe mentori i tij janë kriminelët më të mëdhenj. Vendi i Zaevit ashtu si i Bogoevski s’është në politikë. Vendi i tyre është në ndonjë ent ndëshkues përmirësues, ku do të përgjigjen për krimet e tyre pas kthimit të shtetit të së drejtës”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se kur Zoran Zaev dhe banda e tij kriminale do të ikin nga skena politike, Maqedonia do të shndrisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...