Forcohet kontrolli ndaj agjencive turistike në Maqedoninë e Veriut - Bota Sot
Forcohet kontrolli ndaj agjencive turistike në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Forcohet kontrolli ndaj agjencive turistike në Maqedoninë e Veriut

Më: 25 maj 2019 Në ora: 16:36
Foto ilustrim

Komuniteti i biznesit kërkon ndryshime në ligjin për veprimtari turistike në Maqedoninë e Veriut.

Në prag të sezonit të verës, u paraqitën raste të reja të turistëve të mashtruar nga agjencitë turistike.

Nga Oda ekonomike konsiderojnë se licencat e punës të agjencive turistike duhet të rinovohen çdo tre vjet, dhe jo të vlejnë për një periudhë të pacaktuar kohore.

Përveç qasjes më të madhe të autoriteteve, duhet të forcohen edhe kontrollet e inspektimit. Në këtë mënyrë edhe qytetarët do të kenë gjithashtu siguri më të madhe, se shërbimet për të cilat kanë paguar në agjenci do ti marrin në tërësi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...