Moti gjatë ditë në vijim në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti gjatë ditë në vijim në Maqedoninë e Veriut

Më: 25 maj 2019 Në ora: 19:04
Foto ilustrim

Në pjesën më të madhe të vendit moti nesër do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla. Do të fryjë erë kryesisht në drejtim jugor.

Deri në fund të ditës dhe posaçërisht në pjesën perëndimore do të ketë kushte për reshje të shiut. Ndërsa temperatura minimale do të lëvizë nga gjashtë deri 14 gradë celsius, ndërsa maksimalja nga 22 deri 29 gradë celsius.

Të hënën pritet në më shumë vende të ketë kushte për reshje të shiut dhe vetëtime.

Erë e forcuar do të fryjë edhe të martën, por kushtet e motit jostabil do të ulen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat