Maqedoni, rritet dendësia e komunikacionit jashtë mjediseve urbane

Maqedonia

Maqedoni, rritet dendësia e komunikacionit jashtë mjediseve urbane

Më: 25 maj 2019 Në ora: 19:54
Ilustrim

Dendësia e komunikacionit jashtë mjediseve të qytetit është rritur, ndërsa komunikacioni po zhvillohet nëpër korsi të thata.

Siç njoftojnë nga LAMM, gjatë pasdites nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, respektim të sinjaleve rrugore dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugës, sidomos në rrugët ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut: Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat