Ndihmat sociale në RMV: Aplikimet mund të bëhen nga e mërkura, pagesa nga muaji i ardhshëm

Maqedonia

Ndihmat sociale në RMV: Aplikimet mund të bëhen nga e mërkura, pagesa nga muaji i ardhshëm

Më: 26 maj 2019 Në ora: 14:27
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska sot nëpërmjet një konference për media ka bërë thirrje deri te të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), që duke filluar nga dita e mërkurë, 29 maj 2019 të dorëzojnë kërkesa për realizim të të drejtave të tyre nga reformat sociale, ndërkaq pagesa do të realizohet nga muaji i ardhshëm, transmeton Portalb.mk.

Thirrja përfshinë:
-të gjithë ata që kanë pranuar ndihmë sociale,
-familjet që kanë fëmijë, por që kanë të ardhura mujore minimale,
–prindër të papunë të cilët janë kujdesur për fëmijë me nevoja të veçanta, e që nuk marrin pension – për gratë që janë mbi moshën 62-vjeçare për meshkujt mbi moshën 64-vjeçare,
–persona të moshës mbi 65-vjeçare të cilët nuk kanë realizuar të drejtën për pension, për shkak të asaj se nuk kanë stazh, përfshirë edhe ata që nuk kanë asnjë ditë stazh.

Carovska ka deklaruar se një familje me dy fëmijë të përfshirë në procesin arsimor, do të mund të marrin kompensim mujor në vlerë prej 10.600 denarë.

“Çdo fëmijë është i rëndësishëm. Me reformën sociale, respektivisht me Ligjin për mbrojtje të fëmijëve, të drejtën për kompensim të shtesave fëmijërore dhe arsimore e kemi zgjeruar edhe te familjet me të ardhura mujore minimale”, tha Carovska.

Carovska ka njoftuar se për herë të parë në RMV nga ky vit do të aplikohen edhe sigurimi social për personat e moshuar, e cila arrin vlerën prej 6 mijë denarë. Ajo ka njoftuar se këtë vit ndihma sociale është rritur për 300 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat