LSDM-ja hap sot debatet për ndryshimet në qeveri dhe parti

Maqedonia

LSDM-ja hap sot debatet për ndryshimet në qeveri dhe parti

Më: 26 maj 2019 Në ora: 14:41
LSDM

Kryeministri Zoran Zaev mbledh sot anëtarët e këshillit qendror për të diskutuar riformatimin e qeverisë, por edhe ndryshimet që pritet të ndodhen në vetë partinë e tij. Në ora 18:00 është paraparë të fillojë mbledhja në selinë e LSDM-së, ndërsa përveç ndryshimeve të kuadrove do të bisedohet edhe për situatën aktuale politike në vend si dhe për rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, thonë nga LSDM-ja për Alsat.

Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale Mila Carovska tha se ndryshimet, që sipas saj janë e drejtë ekskluzive e kryeministrit, janë të mirëseardhura dhe të njëjtat do të bazohen në punën e deritanishme të funksionarëve qeveritarë dhe atyre partiak.

Unë besojë në ndryshime, ndryshimet gjithmonë sjellin punë të mira, por gjithashtu besoj edhe në vendimet e kryeministrit. Jam e sigurt se ndryshimet e bëra do të bazohen në rezultatet e të gjithë neve si ministra dhe në bazë të asaj se sa janë të kënaqur qytetarët me ne- deklaroi  Mila Carovska – Ministre për Punë dhe Politikë Sociale

Nga BDI pa dashur të ndajnë informacione të detajuara, thonë se po shqyrtojnë konkluzionet e takimit të fundit mes dy kryetarëve të partive, Zaev dhe Ahmeti dhe se javën e ardhshme do të saktësohen pozicionet

Zaev paralajmëroi takime me partnerët e koalicionit, gjegjësisht me Ali Ahmetin pas ditës së hënë ndërsa javën e kaluar duke komentuar pohimet e zyrtareve të BDI-së se për kuadrot e tyre vendos Ali Ahmeti, Zaev tha se ai është mandatar dhe përgjegjës për përbërjen e qeverisë. Ndryshimet nuk përjashtojnë mundësinë e ndërrimit të resorëve mes partnerëve të koalicionit. Bazuar në deklaratat e kryeministri ndryshimet pritet të zbardhet nga fundi i javës së ardhshme dhe të zyrtarizohen në javën e parë të qershorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat