Mbikalimi i ulët shndërron në “kabriole” autobusin nga Maqedonia

Maqedonia

Mbikalimi i ulët shndërron në “kabriole” autobusin nga Maqedonia

Më: 26 maj 2019 Në ora: 15:19
Autobusi i aksidentuar

Një autobus ka mbetur pa pjesën e sipërme pasi shoferi nuk ka vërejtur se mbikalimi në të cilën ka dashur të kalon është shumë i ulët, transmeton Trafficnews.bg.

Incidenti ka ndodhur në mëngjes ndërsa në autobusin nuk ka pasur udhëtar, përpos dy shoferët.

Autobusi ka mbetur në rrugën “Marica Jug” në Pllovdiv të Bullgarisë.

Në vendngjarje ka dalë policia ndërsa komunikacioni është zhvilluar me shumë vështirësi, shkruajnë mediat bullgare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat