Shtesa për fëmijën e tretë do të marrin vetëm familjet me të ardhura deri në 12 mijë denarë

Maqedonia

Shtesa për fëmijën e tretë do të marrin vetëm familjet me të ardhura deri në 12 mijë denarë

Më: 26 maj 2019 Në ora: 16:02
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska sot deklaroi se “shteti për herë të parë tregon gatishmëri të kujdeset për qytetarët më të varfër. Deri tani shtesën për fëmijën e tretë do ta pranojnë ata që kanë pak, prej 12.000 denarë”.

“Tani shtesën për fëmijën e tretë do ta pranojnë vetëm ata që kanë më pak. Me të ardhura të përgjithshme deri në 12 mijë denarë ose deri në pagë minimale në familje. Nëse familja ka të ardhura deri në 12 mijë denarë, ata do të mund ta realizojnë të drejtën për ‘fëmijën e tretë’ siç ka qenë edhe me ligjin e kaluar”, tha Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat