Hulumtim, sa është përqindja e popullatës që do të luftonte për Maqedoninë e Veriut?

Maqedonia

Hulumtim, sa është përqindja e popullatës që do të luftonte për Maqedoninë e Veriut?

Më: 26 maj 2019 Në ora: 17:07
Luft

Maqedonia e Veriut ishte një ndër 64 shtetet të hulumtimit të përbashkët të “Gallup International” dhe të “Worldwide Independent Network”.

Në secilin hulumtim kanë janë pyetur rreth 1.000 qytetarë (në total 62.389) që janë përgjigjur në pyetjen “a do të luftonit për vendin tuaj dhe a do ta jepnit jetën nëse ka luftë”,

Në këtë pyetje pozitivisht janë përgjigjur 38 për qind e të anketuarve në Maqedoninë e Veriut ndërsa në hapësirat e ish Jugosllavisë janë përfshirë Kosova me 58 përqind, Bosnja dhe Hercegovina me 55 për qind dhe Serbia me 46 për qind.

Në aspekt global, 61 për qind e të anketuarve kanë shprehur gatishmëri të luftojnë për shtetin e tyre ndërsa 27 për qind janë përgjigjur negativisht.

Vendet më të gatshme për luftë janë shtetet e Lindjes së afërt dhe të Afrikës veriore, ku gatishmëria arrin 93 për qind ndërsa disponimi në Evropën Perëndimore është 25 për qind.

Përqindja më e vogël është te Japonia me 11 për qind, Holanda me 15 për qind, Gjermani dhe Belgjika me 19 për qind, Italia 20 për qind. Më të përgatitur për luftë janë marokenë dhe qytetarët e Fixhit me 94 për qind, pastaj vijojnë pakistanezët me 89 për qind, vietnamezët me 89 për qind, Bangladeshi me 86 për qind, Azerbajxhani me 85 për qind.

Në Evropë Finlanda kryeson me 74 për qind ndërsa pas saj vjenTurqia me 73 për qind, Ukraina me 61 për qind ndërsa përqindja në Rusi është 89 për qind.

Myslimanët janë më të përgatitur për luftë, 78 për qind, më pastaj vinë hindusët me 77 për qind, budistët me 66 për qind, ateistët dhe agnostikët me 57 për qind. Mes krishterëve ortodoksët janë me  53 për qind ndërsa përqindja te krishterët katolikë është 52 për qind. Çifutët janë të gatshëm për luftë vetëm 51 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat