LSDM solli vendim për shpalljen e konkurseve për udhëheqësi të re në 78 degë partiake komunale

Maqedonia

LSDM solli vendim për shpalljen e konkurseve për udhëheqësi të re në 78 degë partiake komunale

Më: 26 maj 2019 Në ora: 22:53
LSDM

Pas dy orëve në mbledhjen e Këshillit Qendror të LSDM-së është marrë vendim për shpalljen e konkursit për zgjedhjen e kryetarëve të ri në 78 degë partiake të partisë, brifojnë burime të “A1on” nga LSDM.

Do të shpallet konkurs ku do të zgjidhen kryetarët e ri me udhëheqësi të re në degët partiake, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë vendim nuk dop të përfshihen katër apo pesë komuna më të madha ku rezultatet zgjedhore të zgjedhjeve presidenciale kanë dhënë rezultate të mira.

Në pjesën e dytë të mbledhjes do të bisedohet për ndryshimet kadrovike të pushtetit ekzekutiv me propozime për ndërrim të ministrave dhe funksionarëve tjerë si pjesë e operacionit “fshesa”, që e paralajmëroi kryeministri Zaev.

LSDM ka marrë vendim edhe për shkarkimin e nënkryetarëve dhe sekretarëve. Duket se pjesë e parë e mbledhjes është përqendruar te partia, ndërsa në pjesën e dytë operacioni “fshesa” do të përfshijë pushtetin ekzekutiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat