Komiteti për Marrëdhënie mes Bashkësive, në “vdekje klinike” - Bota Sot
Komiteti për Marrëdhënie mes Bashkësive, në “vdekje klinike”

Maqedonia

Komiteti për Marrëdhënie mes Bashkësive, në “vdekje klinike”

Më: 26 maj 2019 Në ora: 22:55
Kuvendi i Maqedonisë

Komiteti për Marrëdhënie mes Bashkësive tashmë disa vite ndodhet në vdekje klinike! Tre vjet nga ndryshimi i pushtetit, Komiteti nuk e ka parë në asnjë moment të arsyeshme që të mbajë seancë dhe të diskutojë për çështjet të cilat i preokupojnë bashkësitë e ndryshme etnike në vend. Kryetari i Komitetit, deputeti i BDI-së Rexhail Ismaili deklaron se deri tani nuk ka pasur nevojë që ky Komitet të mblidhet.

“E dini ngarkesën që e kemi pasur deri tani këto dy vitet e fundit me temat politike, me temat e rëndësishme, unë shpresoj se Komiteti është ndoshta edhe më mirë të mos ketë nevojë që të mblidhet sepse të gjitha ligjet që votohen me shumicë të dyfishtë janë të definuar dhe ligje të reja të cilat propozohen e që nuk mund të arrihet marrëveshje se a do të duhet me votim të dyfishtë ose jo atëherë do të duhet të konstatojë dhe votojë Komiteti se a duhet ligji konkret të votohet me shumicë të dyfishtë”, deklaroi Rexhail Ismaili, BDI.

Ndryshe mendojnë nga opozita. Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli vlerëson se ky Komitet ka dalë nga Marrëveshja e Ohrit, por edhe pse vazhdimisht është udhëhequr nga partia shqiptare në pushtet, është duke u groposur.

“Vlerësoj se është bërë një dëm i pariparueshëm në atë që është Marrëveshja e Ohrit, veçanërisht nga partia në Pushtet e cila shpesh thirret se ajo është një nga krijuesit e MO-së, ndërsa ajo është në të njëjtën kohë duke e groposur një institucion i cili duhej të luaj një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në atë që është RMV, një shtet multietnik ose mbi të gjitha një shtet ndërmjet dy komuniteteve më të mëdha në RMV, dhe në këtë kontekst ky komunitet duhej ta luaj rolin në Kuvend dhe në sistemin politik të vendit”, deklaroi Fadil Zendeli, Lëvizja BESA.

Koordinatori i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM–së Nikolla Micevski vlerëson se Komiteti për Marrëdhënie mes bashkësive është tepër i rëndësishëm dhe duhet të funksionoj patjetër.

“Sa më shumë ai Komitet funksionon aq më mirë është edhe për shtetin. Bëhet fjalë për shtet multi-etnik në të cilin bashkësitë duhet ta tregojnë mendimin e tyre dhe të ndikojnë në procese të caktuara që ndodhin në shtet. Për fat të keq, po ashtu mund të konstatoj se LSDM në retorikën e saj bashkësitë e shfrytëzon vetëm në periudhë parazgjedhore. Kur do të duhet të realizohen situata ose raste të caktuara për bashkësitë tjera ata nuk veprojnë”, tha Nikolla Micevski,

Komiteti për marrëdhënie mes Bashkësive është themeluar në vitin 2007, ndërsa njëra prej detyrave themelore të Komitetit është që të shqyrtojë çështje nga marrëdhëniet ndërmjet bashkësive në vend dhe të jep propozime dhe mendime për zgjidhjen e çështjeve të tilla./alsat/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...