Joveva me prejardhje nga Maqedonia siguron një ulëse në Parlamentin Evropian

Maqedonia

Joveva me prejardhje nga Maqedonia siguron një ulëse në Parlamentin Evropian

Më: 27 maj 2019 Në ora: 11:03
Irena Joveva

Irena Joveva është deputete e re e Parlamentit Evropian. Ajo ka garuar si kandidate nga Lista e Marian Sharec (LMSH) i cili është kryeministër në Sloveni.

Pra, Joveva është deputete përfaqësuese e Slovenisë në Parlamentin Evropian.

Ajo ka prejardhje nga Maqedonia kurse këtë e ka pranuar edhe vetë në intervsitë me Vasko Eftov.

Përndryshe, zgjedhjet në Sloveni kanë pasur këto rezultate: SDS e Janez Jansha ka marrë 26.4% dhe ka fituar 3 vende deputetësh. LMSH ka fituar 15.61% apo dy vende deputetësh, kurse “Nova Slovenija” ka fituar 11.1% apo 1 vend deputeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat