VMRO-DPMNE-ja thotë se nuk janë të kënaqur me “fshesën” e Zaevit në LSDM

Maqedonia

VMRO-DPMNE-ja thotë se nuk janë të kënaqur me “fshesën” e Zaevit në LSDM

Më: 27 maj 2019 Në ora: 11:46
VMRO-DPMNE - LSDM

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) me në krye me kryetarin Zoran Zaev kanë bërë ndryshimeve drastike në kryesinë dhe në anëtarësinë e ngushtë të partisë, duke ndryshuar kryetarët e degëve dhe nënkryetarët e partisë së bashku me sekretarin Aleksandar Kiracovski.

Nënkryetarët e ndryshuar janë Petre Shilegov, Frosina Tashevska-Remenski, Damjan Mançevski, Oliver Spasovski, Muhamed Zekiri dhe Bllagoj Boçvarski.

Kanë reaguar edhe nga VMRO-DPMNE-ja opozitare që kanë kritikuar mos marrjen e përgjegjësisë nga Zoran Zaev

“Veç Zoran Zaev dhe Radmilla Shekerinska shkëlqejnë. Vetëm ata nuk janë fajtor për korrupsionin, krimin dhe pengimin e reformave në Maqedoni. Gjithë tjerët kanë vjedhur nëpërmjet fondeve për inovacion dhe tenderëve në shëndetësi. Fakt është që Spasovski, Kiracovski, Remenski dhe Zekiri e Mançevski janë katastrofal për këto dy vite punë por faji qëndron edhe tek Zoran Zaev. Të njejtët nëse nuk kanë punuar për partinë, ata nuk kanë punuar edhe për shtetin, dhe kërkojmë të japin dorëheqje nga pozitat shtetërore” thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Përndryshe nga zyrtarët e shkarkuar ka reaguar vetëm Frosina Remenski e cila ka thënë se aktiviteti i saj politik në Maqedoni as nuk ka filluar e as nuk ka mbaruar me pozita politike dhe shtetërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat