Fushatë në Maqedoni për ngritjen e vetëdijes për kancerin në gji

Maqedonia

Fushatë në Maqedoni për ngritjen e vetëdijes për kancerin në gji

Më: 27 maj 2019 Në ora: 12:10
Kanceri në gji

Ministria e Shëndetësisë së bashku me Shoqatën për luftë kundër kancerit “Borka” sot me panel-diskutim e filloi Fushatën për ngritjen e vetëdijes për kancerin në vend.

Në panel-diskutimin, që do të mbahet në Shtëpinë e ARM-së – Strumicë, do të flitet për rreziqet, sfidat, zgjidhjet e mundshme dhe hapat dhe aktivitetet e ardhshme që do të ndërmerren nga Ministria e Shëndetësisë për uljen e numrit të të sëmurëve nga kanceri dhe për krijimin e një popullate të shëndoshë.

Mes folësve të tjerë, është paralajmëruar edhe fjalimi i ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Nga Ministria e Shëndetësisë kumtuan se qëllimi i fushatës është inkuadrimi aktiv i të gjitha palëve relevante dhe të involvuara në krijimin e popullatës së shëndoshë, e vetëdijshme për rreziqet dhe sfidat, shtet me numër dukshëm të ulur të të sëmurëve nga kanceri dhe gjithsesi, shtet me numër dukshëm të rritur të të shëruarve nga kanceri.

“Nëse kanceri në gji zbulohet në stadium të hershëm, mundet të shërohet me sukses”, potencojnë nga Ministria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat