Pendarovski nënshkroi tre ligjet për reformë sociale në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Pendarovski nënshkroi tre ligjet për reformë sociale në Maqedoninë e Veriut

Më: 27 maj 2019 Në ora: 12:31
Stevo Pendarovski

Kryetari i Maqedonisë, Stevo Pendarovski sot ka nënshkruar tre ligje për reformë sociale, edhe atë për mbrojtje sociale, siguri sociale për personat e moshuar dhe për mbrojtje të fëmijëve.

Sipas kabinetit të Presidentit, zbatimi në praktikë i këtyre ligjeve është i rëndësishëm për vendin dhe për qytetarët në vend.

Sipas ndryshimeve të reja, tek ligji për mbrojtje të fëmijëve, do të thotë mbrojtje të fëmijëve nga varfëria. Këtë masë, në vend që ta marrin 3200 fëmijë si deri më tani, do ta marrin 73.500 fëmijë. Ndihmën për arsimin e fëmijëve do ta marrin 64316 fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat