Angjushev dhe Fazliu komentojnë “fshesën” e Zaevit

Maqedonia

Angjushev dhe Fazliu komentojnë “fshesën” e Zaevit

Më: 27 maj 2019 Në ora: 13:29
Koço Angjushev

Zv. kryeministri për Çështjet Ekonomike, Koço Angjushev sot deklaroi se të gjithë zyrtarët e shtetit duhet të jenë të vetëdijshëm se një ditë do të largohen nga detyra, duke theksuar se është e relaksuar në lidhje me shpalljen e rikonstruimit të Qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Është nder që jam anëtar i Qeverisë, por gjithashtu të gjithë ata që kanë marrë një funksion shtetëror duhet të jenë të vetëdijshëm se një ditë do të largohet nga kjo detyrë dhe këtu nuk shoh tragjedi të madhe në të gjithë këtë. Unë personalisht jam i relaksuar për këtë çështje dhe mendoj se kushdo që i përgjigjet kësaj çështjeje përveç kryeministrit është jo serioz dhe nuk kamë asgjë për të shtuar më”, tha Angjushev, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Ministri i vetëqeverisjes lokale, Suhejl Fazliu, megjithatë, duke komentuar nëse ai beson se do të mbetet në pozitën ministrore, theksoi se ky është një vlerësim që duhet së pari të lindë nga qytetarët dhe strukturat politike që janë një partner i koalicionit. Do të respektohet, theksoi ai, çdo vendim që ata do të marrin.

Sipas Fazliut, gjëja më e rëndësishme është të zbatohet programi qeveritar, ndërsa ndryshimet janë punë normale në vendet e zhvilluara në mënyrë demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat