Misjalovski: Zaev zbatoi “pastrim” në parti vetëm që të siguroi pozicionin e tij (Video)

Maqedonia

Misjalovski: Zaev zbatoi “pastrim” në parti vetëm që të siguroi pozicionin e tij (Video)

Më: 27 maj 2019 Në ora: 13:57

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Vllado Misjalovski, sot përgëzoi për fitoren e zgjedhjeve parlamentare të PE, partisë motër PPE-së dhe në të njëjtën kohë i rekomandoi kryeministrit Zoran Zaev të ndiqte vlerat dhe parimet evropiane dhe të jepte dorëheqjen për shkak të gjithë stagnimit në që kalon vendin për dy vitet e fundit.

“Zoran Zaev kreu pastrim brenda partiak vetëm për të siguruar pozicionin në parti, sepse ai e di se po shkon në një opozitë të thellë. Kjo është arsyeja pse ai shkarkon të gjithë ata që mund të jenë kundërshtarë në LSDM. Zoran Zaev gjen gabim në të gjitha, vetëm në vetvete jo. Përveç kësaj, shkarkimet nga funksionet e partisë nuk zgjidh problemet e qytetarëve. Qytetarët janë të pakënaqur me ministrin Spasovski dhe jo me nënkryetarin Spasovski, qytetarët e Shkupit janë të pakënaqur me kryetarin Shilegov dhe jo me nënkryetarin Shilegov”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Oliver Spasovski, Damjan Mancevski, Petre Shilegov dhe Bllagoja Boçvarski janë të paaftë dhe deri më tani në menaxhimin e institucioneve nuk kanë treguar ndonjë rezultat. Kjo është arsyeja pse dorëheqjet duhet të ndiqen edhe nëpër funksionet shtetërore.

Nga atje thonë se Administrata Publike nuk është e detyruar që të durojë kërcënimet e Mançevskit. Të punësuarit në sektorin publik, thotë Misjalovski, meritojnë respekt. Dhe pikërisht për këtë Mançevski duhet të jep dorëheqje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat