Osmani: Presim mbështetje nga Hungaria për integrimin në BE

Maqedonia

Osmani: Presim mbështetje nga Hungaria për integrimin në BE

Më: 27 maj 2019 Në ora: 16:21
Bujar Osmani

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani gjatë vizitës në Republikën e Hungarisë, realizoi takim me Sabolch Takach, ministrin për Çështjet Evropiane në kabinetin e kryeministrit, Viktor Orban dhe përfaqësues i Republikës së Hungarisë në Bashkimin Evropian.

“Si vend, ne kemi një konfirmim të qartë të progresit të bërë dhe sipas kritereve politike dhe të reformave, të cilat sigurisht do të pasqyrohen në përmbajtjen e raportit të ardhshëm të Komisionit Evropian”, theksoi Osmani.

Osmani shprehur besimin se Komisioni Evropian në raportin e tij do të theksojë se Republika e Maqedonisë së Veriut në thelb është gati të fillojë negociatat me Bashkimin Evropian.

“Mbështetja e vazhdueshme e Republikës së Hungarisë për integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut është një element i rëndësishëm i ngulitur në suksesin e sotëm të vendit tonë dhe si miq shumëvjeçar, presim me padurim këtë mbështetje në pritje të samiteve të ardhshme të Bashkimit Evropian”, tha Osmani.

Osmani do të vazhdoi vizitën e tij të punës në takim edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Siarto, ku përveç integrimit evropian të vendit, do të hapen temat për marrëdhëniet dypalëshe, mbështetjen dypalëshe, si dhe bashkëpunimin e përgjithshëm midis dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat