Kuvendi i Maqedonisë miratoi Ligjin për administratën shtetërore

Maqedonia

Kuvendi i Maqedonisë miratoi Ligjin për administratën shtetërore

Më: 27 maj 2019 Në ora: 22:02
Kuvendi i Maqedonisë

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, me shumicën prej dy të tretave, miratoi Ligjin për ndryshime dhe plotësimin e Ligjit për organizimin dhe funksionimin e organeve të administratës shtetërore.

Qëllimi i këtyre ndryshimeve është për të tejkaluar konstatimet e mos respektimit dhe mospërputhjet e etikës profesionale, parimet bazë të menaxhimit të rrezikut që janë identifikuar në rekomandimet e përmbajtura në raportet e Komisionit Evropian për vendin, prioritetet e reformave të së ardhshmes, rekomandimet e grupit të ekspertëve të lartë të udhëhequr nga Reinhard Priebe nëpërmjet modelit për reformimin e sigurisë – sistemit të inteligjencës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sipas të cilës Drejtori për Siguri dhe Kundërzbulim nuk do të jetë organ në përbërje të Ministrisë së Brendshme, ndërsa sipas zgjidhjes ligjore ekzistuese do të krijohet një formë e re organizative, një organ i pavarur shtetëror që do të quhet Këshilli.

Deputetët gjithashtu mbështetën raportin vjetor të Avokatit të Popullit për shkallën e respektimit të sigurisë, përmirësimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut në vitin 2018.

Gjithashtu në Kuvend punime zhvilluan edhe Komisioni për Çështjet Evropiane, Komisioni për Sistem Politik, Komisioni për Financim dhe Buxhet dhe Komisioni Legjislativ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat