Forum kombëtar “Bashkëpunimi midis Kuvendit dhe organizatave civile”

Maqedonia

Forum kombëtar “Bashkëpunimi midis Kuvendit dhe organizatave civile”

Më: 28 maj 2019 Në ora: 10:02
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Qendra e Maqedonisë për bashkëpunim ndërkombëtar (QMBN) në kuadër të programit Civika mobilita sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut do ta mbajë Forumin kombëtar “Bashkëpunimi midis Kuvendit dhe organizatave civile”.

Në forum është paralajmëruar fjalim i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, i ambasadores së Zvicrës Sibil Suter Taheda, si dhe të deputetëve nga Kuvendi.

Diskutimi i forumit do të fokusohet në bashkëpunimin e deritanishëm midis Parlamentit dhe organizatave civile përmes prizmit të përvojave të deputetëve, si dhe nga aspekti i organizatave civile të cilët kanë një bashkëpunim të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat